PDK-ja para Qeverisë, i bën thirrje Kurtit: Eja në Kuvend dhe

0%

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së dhe deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me ngërçin institucional në vend. Përmes një postimi, Çitaku ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të vijë në Kuvend dhe të kontribuojë në zhbllokimin e institucioneve. “Edhe sot jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues.

Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua politike!”, ka shkruar Çitaku. Të njëjtën kërkesë e ka përsëritur edhe PDK-ja përmes një postimi në rrjetet sociale. Reagimi i saj vjen në kohën kur Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për tejkalimin e ngërçit institucional.

Burimi: Telegrafi