Një dëshmitar i ka shkruar Gazetës Sinjali lidhur me aksidentin e rëndë që raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Malishevës. Dëshmitari pretendon se në vendin e ngjarjes kishte gjakderdhje , ndërsa thotë se kishte parë edhe një revole në rrugë . Po ashtu, ai ka deklaruar për Gazetën Sinjali se personi i lënduar është polic .
Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë informacione zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij raportimi nuk ka marrë përgjigje. Detajet përfundimtare priten të bëhen të ditura nga autoritetet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
