​U arrestua i dyshuari për sulm me armë ndaj një personi në Pejë, i

0%

Policia e Kosovës arrestoi të dyshuari për të shtënë me armë drejt një personi sot në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. “Personi që dyshohet se ka shtënë sot me armë zjarri, pas arrestimit nga Policia e Kosovës dhe intervistimit, është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit” , bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

I dyshuari fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Ku më pas, Policia ishte vënë në kërkim të tij.

Burimi: Bota Sot