Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Prishtinë. Ata dyshohen se kanë ushtruar kundërligjshëm veprimtari mjekësore apo farmaceutike. Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, më në një vend në Prishtinë u realizua një inspektim në lidhje me dyshimet për ushtrim të veprimtarisë në lëmin e ortoprotetikës pa licencë përkatëse.
“Gjatë inspektimit është vënë re dhe dyshohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kundërshtim me dispozitat ligjore, me ç’rast Inspektorati kompetent ka ndaluar ofrimin e këtyre shërbimeve.”- thuhet në njoftimin e Policisë. Prokuroria është njoftuar në lidhje me këtë rast dhe me urdhër të prokurorit dy persona janë intervistuar në prani të avokatëve dhe më pas janë ndaluar për 48 orë.
Policia njofton se ky rast po trajtohet për procedura të mëtejme ligjore.
