“I duam të gjitha trofetë”, Martin Odegaard paralajmëron rivalët pas

0%

Martin Odegaard ka shprehur kënaqësinë për paraqitjen e Arsenalit në finalen e Community Shield, ku “Topçinjtë” mposhtën bindshëm Manchester Cityn me rezultat 3-0. Skuadra e Mikel Artetas zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe e dominoi përballjen, duke e nisur sezonin e ri me trofe. Pas ndeshjes, kapiteni i Arsenalit foli për paraqitjen e skuadrës dhe ambiciet e saj për sezonin e ri.

“Luajtëm futboll fantastik. Ishte një paraqitje e shkëlqyer dhe një mënyrë e mrekullueshme për ta nisur sezonin”. “Gjithmonë dua ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur me gola dhe asistime. Dua të shënoj më shumë gola. Sot treguam nivelin tonë. Treguam se jemi gati. Jemi seriozë dhe duam ta bëjmë përsëri”.

Odegaard nuk e fshehu ambicien e Arsenalit për të luftuar për të gjithë trofetë e mundshëm gjatë sezonit, duke theksuar se suksesi në Community Shield vetëm sa e ka rritur urinë e skuadrës. “Duam të luftojmë për të. Duam ta bëjmë përsëri. Kur e shijon se sa bukur është, dëshiron ta përjetosh përsëri. Ne duam t’i fitojmë të gjitha”, përfundoi kapiteni i Arsenalit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arsenali ndërkohë të premten e nis sezonin në Ligën Premier ndaj skuadrës së sapo promovuar, Coventry City./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi