Cristiano Ronaldo “përlot” tifozët me deklaratën e fundit

0%

Epoka e Cristiano Ronaldos në futboll si lojtar profesionist është drejt fundit. Në një prononcim të radhës për mediat, “CR7”, ka lënë të nënkuptuar se ky mund të jetë sezoni i fundit në karrierë për të. “Me shumë gjasë, ky është viti im i fundit në futboll dhe dua të largohem duke lënë një trashëgimi spektakolare”, fjalët e Ronaldos.

Me shumë shumë gjasa, Al-Nassr do të jetë klubi i fundit, sikurse s’do ketë më prezencë të luzitanit me kombëtaren në një kompeticion madhor. “Ëndrra” e tifozëve të Sportingut të Lisbonës për ta parë edhe njëherë me fanelën e tyre Cristiano Ronaldon, mesa duket do të mbetet përjetësisht në “sirtar”.

Burimi: Bota Sot