Ekskluzive | Policia ndalon një veturë me targa austriake në Pejë –

0%

Një kontroll i Policisë së Trafikut në Pejë ka rezultuar me sekuestrimin e një arme dhe municionit, ndërsa ndaj një 45-vjeçari është iniciuar rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Demir Sadrijaj .

Rasti ka ndodhur më 15 gusht, rreth orës , në rrugën “UÇK” në Pejë, ku patrulla e Trafikut, gjatë një pike kontrolli, ka ndaluar një veturë me targa të Austrisë, të cilën po e drejtonte Sadrijaj.

Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, gjatë kontrollit policët e kanë pyetur nëse posedonte diçka ilegale në veturë, ndërsa Sadrijaj u ka thënë se kishte me vete një armë për të cilën posedonte leje. Ai ua ka dorëzuar menjëherë çantën e brezit ku ndodhej arma. Brenda saj është gjetur një armë e prodhimit “Mossberg”, një karikator me pesë fishekë të kalibrit 9 mm, si dhe leja e armës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit, ndërsa arma, karikatori, pesë fishekët dhe leja janë sekuestruar nga Krim-teknika. Demir Sadrijaj është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe, pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com