Arsenal ka hyrë në një fazë delikate të merkatos verore, pasi planet për përforcimin e sulmit janë përplasur me qëndrimin e prerë të Galatasarayt për Victor Osimhen. Pasi transferimi i Julian Alvarez është bërë shumë i vështirë për shkak të kërkesës së Atletico Madridit prej rreth 150 milionë paundësh, klubi londinez ka kthyer vëmendjen te sulmuesi nigerian i Galatasarayt.
Por kampionët e Turqisë nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga një prej lojtarëve të tyre më të rëndësishëm. Galatasaray: Osimhen nuk largohet Drejtuesit e Galatasarayt i kanë bërë të qartë Arsenalit se Osimhen nuk është në shitje para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Presidenti i klubit, Dursun Özbek, po mban një qëndrim të fortë, pasi më herët kishte refuzuar edhe një ofertë prej 130 milionë eurosh, rreth 111 milionë paund, nga Al-Hilal. Sipas “343 Digital”, Özbek u ka thënë personave pranë tij: “Nuk do të pranoj asnjë marrëveshje që dëmton Galatasarayn apo që nuk i shërben interesave të klubit.
Pavarësisht shumës financiare, nuk do ta shes Osimhenin.” 59 gola në 74 ndeshje Osimhen iu bashkua Galatasarayt nga Napoli për 75 milionë euro dhe që atëherë është shndërruar në një prej figurave kryesore të skuadrës. Sulmuesi ka shënuar 59 gola në 74 paraqitje, duke luajtur një rol vendimtar në fitimin e titullit të kampionit në dy sezonet e fundit.
Këto statistika janë një prej arsyeve kryesore pse Galatasaray nuk dëshiron ta humbasë nigerianin, pavarësisht ofertave të mëdha. Arsenal dhe Arteta vazhdojnë të këmbëngulin Pavarësisht qëndrimit të Galatasarayt, Arsenal nuk ka hequr dorë.
Sipas gazetës turke “Sözcü”, Mikel Arteta dhe drejtuesit londinezë vazhdojnë ta konsiderojnë Osimhenin një objektiv serioz dhe, në kushtet aktuale, një alternativë më të realizueshme sesa Julian Alvarez. Edhe vetë sulmuesi nuk e ka përjashtuar plotësisht një largim. Pas ndeshjes së parë të Galatasarayt në kampionat, ai deklaroi: “Gjithmonë ka zëra gjatë periudhës së transferimeve.
Unë do të përqendrohem te puna ime dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë.” Forma e Gyökeres shton presionin mbi Arsenalin Interesimi për Osimhen lidhet edhe me sezonin jo bindës të Viktor Gyökeres, i cili iu bashkua Arsenalit verën e kaluar për rreth 64 milionë paund.
Sulmuesi suedez nuk ka arritur të japë ndikimin që pritej, duke shtuar kërkesat që klubi të sjellë një tjetër emër të madh në repartin ofensiv. Ish-ylli i Nigerisë, John Obi Mikel, i ka bërë thirrje Osimhenit që të zgjedhë një klub që luan në Champions League dhe e ka përmendur Arsenalin si një destinacion ideal.
Sipas tij, dëshira e sulmuesit për të konkurruar në nivelin më të lartë evropian dhe në një nga kampionatet më të forta e bën Premier League një hap të natyrshëm në karrierën e tij. Martinelli refuzoi Galatasarayn Interesimi i Arsenalit për Osimhen vjen në një periudhë kur Galatasaray nuk arriti të bindte Gabriel Martinellin të transferohej në Turqi.
Braziliani, një prej lojtarëve me qëndrimin më të gjatë aktualisht te Arsenali, nuk ishte i interesuar për një kalim në kampionatin turk. Tashmë situata është përmbysur: Arsenal dëshiron yllin e Galatasarayt, ndërsa klubi turk këmbëngul se nuk do ta shesë.
Me afrimin e fundit të merkatos, çështja Osimhen mund të shndërrohet në një prej betejave më të mëdha të ditëve të fundit të afatit kalimtar.
