Luis Enrique ka paralajmëruar një sfidë të vështirë për PSG-në ndaj Lens, duke vlerësuar atmosferën dhe stadiumin e kundërshtarit. “Nesër do të luajmë një nga ndeshjet më të vështira të sezonit ndaj Lens, në një stadium të jashtëzakonshëm. Në transfertë, synimi ynë do të jetë sërish fitorja e këtij trofeu shumë të rëndësishëm.
E dimë se sa të vështira janë ndeshjet atje”, deklaroi trajneri i PSG-së. Finalja e Superkupës së Francës, Lens – PSG do të transmetohet ekskluzivisht në platformën Artmotion, në kanalin Sport 2, me fillim nga ora .
