Ekskluzive | “Çmendet” 22-vjeçari në Shtërpcë: Sulmon policin,

0%

Një incident serioz ka ndodhur gjatë natës në Stacionin Policor në Shtërpcë, ku një 22-vjeçar dyshohet se fillimisht ka sulmuar një zyrtar policor e më pas ka demoluar një pjesë të zyrës dhe është bllokuar brenda saj, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Mihajlo Radonocevic .

Rasti ka ndodhur pas mesnatës së 16 gushtit, derisa Policia po intervenonte në qendër të Shtërpcës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, Radonocevic dyshohet se, në gjendje të dehur, ka sulmuar një zyrtar policor derisa ai po kryente detyrën zyrtare, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Pas vënies nën kontroll, 22-vjeçari është shoqëruar në Stacionin Policor në Shtërpcë, ku i është bërë edhe alkooltesti. Rezultati ka treguar 1.01 promil alkool. Por incidenti nuk ka përfunduar me kaq. Derisa po mbahej në stacion, i dyshuari dyshohet se ka nisur të godiste derën dhe inventarin e zyrës, pasi kishte dëgjuar familjarët e tij që kishin ardhur pranë stacionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas të dhënave të rastit, ai fillimisht ka thyer dorezën e derës nga brenda, ndërsa me të ka bërë disa vrima në derë. Nga goditjet në derë, mure dhe tavolinë, 22-vjeçari ka pësuar edhe lëndime në duar. Situata ka arritur deri në atë pikë sa dera është bllokuar dhe zyrtarët policorë nuk kanë mundur të futen brenda.

Në rast janë angazhuar Hetimet Rajonale të Ferizajt, të cilët, pas autorizimeve përkatëse, e kanë hapur derën me forcë dhe kanë nxjerrë të dyshuarin nga hapësira.

Radonocevic është dërguar për trajtim mjekësor për lëndimet në duar, ndërsa edhe polici i sulmuar posedon raport mjekësor për lëndimet e pësuara. 22-vjeçari më pas është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

Rasti po hetohet për “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Dëmtim prone”, ndërsa hetimet janë marrë përsipër nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com