Arrestohet kosovari në Rinas, Spanja e kërkonte për trafik droge –

0%

Një 43-vjeçar nga Gjakova, i cili jetonte në Amsterdam, është arrestuar në Rinas me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi i shtetasit me inicialet B.

B. u bë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, falë koordinimit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës. Autoritetet spanjolle dyshojnë se 43-vjeçari ka qenë i përfshirë në transportin e kokainës, si pjesë e një grupi kriminal të qëndrueshëm që vepronte kryesisht në Costa del Sol dhe në zona të tjera të Spanjës.

Sipas Policisë shqiptare, Gjykata Qendrore e Instruksionit nr. 1, pranë Audiencës Nacionale të Madridit, në korrik të këtij viti ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”. Vendimi lidhet me dyshimet për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, me qëllim tregtimin e substancave narkotike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet e Policisë Gjyqësore Spanjolle kanë çuar në identifikimin e një strukture të organizuar, e cila dyshohet se merrej me trafikimin e kokainës. Ndërkohë, autoritetet shqiptare bëjnë të ditur se Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë, po vijon procedurat për ekstradimin e 43-vjeçarit.

Në kuadër të të njëjtit operacion, në Rumani është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë edhe një 49-vjeçar i lindur në Tiranë, i shpallur në kërkim për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu, nga Londra është ekstraduar drejt Shqipërisë një 31-vjeçar nga Berati, i cili kërkohej për vepra që lidhen me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve dhe aktivitetin e një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas autoriteteve shqiptare, këto rezultate janë pjesë e tre fazave të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që synon lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com