21 vatra zjarri në Shqipëri, 11 ende aktive, tri të tjera në monitorim

0%

Shpërndaje në: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë informoi se deri në orën të ditës së sotme janë regjistruar 21 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 11 vijojnë të jenë aktive dhe 3 të tjera janë në monitorim. Sipas njoftimit, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse.

Në mbështetje të tyre janë vendosur edhe 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore. Në Malin e Dajtit, Tiranë, është duke vazhduar puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 50 efektivëve të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra në aksin Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim. Në Vakumone, Shëngjergj, gjithashtu është duke vazhduar ndërhyrja e forcave të MZSH-së, vullnetarëve dhe strukturave vendore, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Abaze, Krujë, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët. Në terren janë 2 automjete zjarrfikëse, 24 efektivë, 10 vullnetarë dhe 15 forca të ADZM-së. Edhe në këtë zonë nuk ka rrezik për banesat.

Edhe Arbëri 24 gus 2025 110 mijë euro dëme nga zjarret në Komunën e Mitrovicës, në Podujevë s’dihet vlera e dëmeve Sipas MM, në Gurë-Lurë, Dibër, operacioni vijon në një perimetër të gjerë, ku janë angazhuar 115 forca bashkiake, 13 forca policore, 11 efektivë të ADZM-së, 14 efektivë të MZSH-së me 2 automjete zjarrfikëse, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura.

Operacioni mbështetet nga 2 avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës i FA-së. Korridoret e hapura kanë penguar avancimin e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Qafë Helmes, Dibër, Bulqizë, zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës, ndërsa vijon të jetë aktiv në drejtim të Selishtës. Në terren janë 6 forca bashkiake dhe 5 vullnetarë.

Nuk raportohet rrezik për banesat. MM bën me dije se në Bruç, Mat, zjarri ka shtrirje të gjerë në një zonë shkëmbore me akses të vështirë. Në operacion janë angazhuar një automjet zjarrfikës dhe 5 efektivë. Nuk ka rrezik për banesa, stane apo blegtori.

Në Lufaj, Mirditë, vijon puna me 20 forca për hapjen e korridoreve ndarëse, ndërsa në mbështetje është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura. Vatra mbetet aktive, por me intensitet më të ulët. Sipas MM, në Tharri të Mirditës, vatra është vënë nën kontroll. Në terren janë 2 automjete zjarrfikëse, 8 efektivë të MZSH-së, 8 forca bashkiake, 15 vullnetarë dhe 5 efektivë policie.

Vijon puna për shuarjen e plotë të saj. Në Fushë-Lajë, Pukë, zjarri nuk paraqet intensitet të lartë, megjithëse ka përhapje në sipërfaqe. Në operacion janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse, 10 efektivë të MZSH-së dhe 16 forca bashkiake. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Rrjoll, Shkodër, vatra ndodhet në terren të paarritshëm.

Situata po monitorohet nga afër, ndërsa për evidentimin e shtrirjes së zjarrit është përdorur edhe dron. Ndërsa, në Trevllazër të Vlorës, vatra është nën kontroll, ndërsa strukturat e MZSH-së vijojnë punën për shuarjen e plotë. Edhe Arbëri 31 dhj 2025 Fotografitë e vitit Ndërkohë, një vatër e re është evidentuar në Leminot, Maliq, në një sipërfaqe me barishte dhe shkurre.

Forcat e MZSH-së Maliq ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e saj, transmeton ATSH. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin dhe koordinimin e operacioneve për përballimin e situatës së zjarreve në të gjithë territorin e vendit.

Burimi: Koha