Mediat irlandeze e kanë përshkruar eliminimin e Shamrok Rovers si një nga kolapset më të rënda europiane të skuadrës.“Irish Examiner” e cilësoi ndeshjen si një “shpërbërje të jashtëzakonshme në pjesën e parë”, duke vënë në dukje se Rovers humbi avantazhin 3-1 në total brenda pak minutash.
Edhe RTÉ përdori një gjuhë të fortë, duke e përshkruar humbjen 5-1 si “poshtërim” dhe një paraqitje katastrofike në pjesën e parë. Në të njëjtën linjë, The “Irish Sun” e përshkroi eliminimin si një “nightmare night” dhe një “first-half meltdoën”, duke kritikuar sidomos mbrojtjen e Rovers, e cila nuk arriti të përballonte presionin dhe topat e dytë të Egnatias.
Kritika nuk u ndal vetëm te rezultati. Mediat evidentuan gabimet individuale, mungesën e reagimit pas golit të parë, pasivitetin, dobësinë në mbrojtje dhe pamundësinë për të shfrytëzuar epërsinë numerike pas kartonit të kuq të Edison Ndrecës. Vetë trajneri Stefën Bredli ishte edhe më i ashpër.
Për RTÉ ai e cilësoi atë si “performancën më të keqe” që kishte parë ndonjëherë nga skuadra e tij dhe pranoi se lojtarët ishin larg standardeve të tyre.
