Kurti: Të tronditur me rastin në Vlorë, jemi në kontakt me

0%

Kryeministri Albin Kurti në një postim të tij në Facebook ka shprehur keqardhje për rastin që ndodhi në një hotel në Vlorë, ku si shkak i zjarrit kanë mbetur të lënduar katër shtetas të Kosovës. Kurti thotë se është në komunikim të vazhdueshem me autoritetet në Shqipëri.

Postimi i plotë: Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë. Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri.

Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot