Davide Ancelotti, trajneri i Lille, ka konfirmuar se klubi francez është në negociata me Manchester Cityn për talentin Ayyoub Bouaddi. “Sigurisht që ka negociata. Shumë klube janë të interesuara për të. Shpresoj të qëndrojë me ne”, d eklaroi Ancelotti. Trajneri italian e vlerësoi maksimalisht mesfushorin 18-vjeçar, duke theksuar inteligjencën, pjekurinë dhe forcën e tij.
“Në moshën 18-vjeçare luan sikur të ishte 32. Ai është shumë i kompletuar teknikisht dhe i fuqishëm fizikisht. Në 10 vitet e ardhshme do të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në Evropë”, s htoi ai.
