Aksident i frikshëm – Kamioni me frena të prishura përplas disa

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në rajonin Pedroso të Paraguait, ku tre persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur. Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi pak pas orës , kur një kamion që transportonte tulla drejt Asuncionit pësoi defekt në frena.

Shoferi tentoi ta kthente kamionin majtas për ta shmangur përplasjen, por nuk arriti dhe goditi tri automjete që ishin të ndaluara në semafor. Si pasojë e përplasjes, tre persona humbën jetën, ndërsa 10 pasagjerë të tjerë mbetën të plagosur. Shpejtësia e kamionit ishte e madhe dhe ai u ndal rreth 80 metra pasi goditi automjetet.

Aksidenti shkaktoi gjithashtu një zjarr dhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonën ku ndodhi tragjedia. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com