Arsenal njoftohet me çmimin e Osimhen

0%

Arsenal është paralajmëruar se duhet të ofrojë më shumë se 60 milionë funte për të pasur shanse reale për transferimin e Victor Osimhen nga Galatasaray. “Topçinjtë” kanë pyetur për mundësinë e transferimit të sulmuesit nigerian, ndërsa Galatasaray besohet se është i gatshëm të negociojë për një shumë prej rreth 60 milionë funte ose më shumë.

Osimhen aktualisht përfiton mbi 300 mijë funte në javë në Turqi, çka do ta bënte edhe pagën e tij një faktor të rëndësishëm në negociatat me klubin londinez. Arsenali po kërkon të përforcojë repartin ofensiv dhe Osimhen është një nga emrat që po shqyrtohen. Megjithatë, për ta bindur Galatasarayn, klubi anglez duhet të jetë i gatshëm të bëjë një investim të madh.

Negociatat mund të zhvillohen paralelisht me interesimin e Galatasarayt për Gabriel Martinellin, por një transferim i mundshëm i Osimhenit pritet të jetë marrëveshje e veçantë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot