Kujt do t’i takojë trofeu i parë i sezonit, Arsenalit apo Manchester

0%

Futbolli anglez ngre siparin e sezonit të ri me një përballje që premton spektakël. Në “Millennium Stadium” të Cardiffit, dy skuadrat që dominuan skenën angleze sezonin e kaluar, Arsenali dhe Manchester City, zbresin në fushë për trofeun e Community Shield.

“Topçinjtë”, kampionë të Premierligës, do të përballen me fituesin e FA Cup, Manchester Cityn, në një tjetër kapitull të rivalitetit mes dy skuadrave. Kjo do të jetë hera e tretë që ato përballen me njëra-tjetrën, teksa dy duelet e fundit kanë përfunduar me triumfin e Arsenalit. Gjithçka është gati për një tjetër përballje të madhe angleze, me sfidën që nis në orën në Cardiff.

Burimi: Bota Sot