Pas hotelit në Vlorë, një tjetër resort turistik bëhet shkrumb e hi

0%

Pas zjarrit të mbrëmshëm në një hotel në Vlorë, një tjetër resort turistik është përfshirë nga flakët në Shqipëri. Mëngjesin e së dielës, flakët kanë përfshirë resortin “Mesopotam Agroturizëm”, në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër. Si pasojë e zjarrit, ky resort është bërë shkrumb e hi, por nuk raportohet për të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës të mëngjesit të kësaj të diele, derisa flakët janë përhapur në ambientet e resortit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke e djegur plotësisht strukturën. Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar flakët.

Ky resort konsiderohej një prej investimeve më të rëndësishme turistike të realizuara vitet e fundit në këtë zonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot