Nuk pini mjaftueshëm ujë? Këto dy receta me fruta do t’ju shpëtojnë

0%

Ujë & fruta Për fat të mirë, edhe për ata që nuk pinë kurrë ujë ka një zgjidhje këto ditë të nxehta. Çajrat bimorë dhe ujërat detoks pa sheqer janë ideale. Me pak fruta dhe shumë ujë mund të krijoni receta unike dhe të freskëta. Po si të përgatisni? Ujë natyral dhe fruta! Kaq mjafton.

Zgjidhni produkte sezonale me shije të forta dhe të pasura me vitamina, të cilat ndihmojnë në hidratimin e trupit. Mos harroni t’i shtoni në fund pak ujë të gazuar për një shije intensive dhe erëzat si mente apo xhinxher. Shërbejini të ftohta dhe me shumë akull.

Çaj me limon dhe lule bizele Përbërësit: 1/4 lugë çaji me pluhur lulesh bizeleje, 1/2 limon i shtrydhur, 1 limon i prerë në feta, 4 gota ujë i ftohtë, lule për dekor, kuba akulli. Përgatitja: Hidhni ujin në një enë dhe më pas shtoni pluhurin me esencën e lules së bizeles. Përziejeni me një lugë derisa të krijohet një ngjyrë e njëtrajtshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shtrydhni gjysmë limoni dhe lëngun hidheni te çaji. Shtoni fetat e limonit dhe kubet e akullit, të cilat do të çelin pak nuancën e çajit. Shtoni për dekor disa lule bizelesh, apo petale lulesh me të njëjtat nuanca. Lëreni të infuzohet për 60 minuta në frigorifer para se ta shërbeni.

Ylber ngjyrash Përbërësit: 1 limon i prerë në feta, 1 portokall i prerë në feta, gjysmë filxhani boronica, luleshtrydhe të prera në feta, 1 kastravec i vogël i prerë në feta dhe gjethe menteje. Përgatitja: Hidhni ujin në një brokë të madhe, mund të jetë me gaz ose jo.

Vendosni fillimisht fetat e limonit dhe portokallit me gjithë lëkurë dhe lërini pak minuta derisa të përthihet aroma e tyre. Shtoni boronicat dhe luleshtrydhet e prera. Më pas hidhni kastravecin e prerë hollë, i cili ndihmon që uji të krijojë një masë xhelatinoze. Në fund shtoni gjysmën e gjetheve të mentes për të aromatizuar çajin dhe vendoseni në frigorifer për 60 minuta.

Shërbejeni të ftohtë, duke e shoqëruar me gjethe menteje dhe kokrra boronice.

Burimi: Bota Sot