Një 19-vjeçar është arrestuar pasi u gjet i fshehur në dollapin e një konvikti në Universitetin Shtetëror të Virxhinias, pas të shtënave me armë zjarri që lanë pesë persona të plagosur. Policia e Qarkut Chesterfield bëri të ditur se i arrestuari është Camron Harris nga Henrico, Virxhinia, i cili nuk është student i universitetit.
Të plagosurit janë të moshës nga 17 deri në 23 vjeç, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike. Katër prej të plagosurve nuk janë studentë të universitetit, ndërsa një 20-vjeçar që studion aty është liruar nga spitali, raporton CNN. Të shtënat ndodhën pak pas orës të së shtunës, pranë konvikteve të kampusit, duke bërë që universiteti të vendosej përkohësisht në izolim.
Harris përballet me tetë urdhër-arreste për vepra të rënda, përfshirë plagosje të qëllimshme dhe përdorim të armës së zjarrit gjatë kryerjes së një krimi. Motivi i ngjarjes ende nuk është bërë i ditur, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet. Universiteti kishte njoftuar fillimisht se po kërkoheshin disa persona të dyshuar.
Ngjarja ndodhi në kohën kur studentët po përgatiteshin për fillimin e vitit të ri akademik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!