David Beckham ka vënë në përdorim aftësitë e tij në fotografi gjatë një pushimi luksoz familjar në Portofino të Italisë. Ish-futbollisti anglez dëshmoi se është një bashkëshort i përkushtuar edhe pas aparatit fotografik, duke fotografuar bashkëshorten e tij, Victoria Beckham, gjatë momenteve të saj në Itali.
Victoria, 52 vjeçe, u shfaq e veshur me një fustan të gjatë të bardhë prej dantelle, me shpinë të hapur, ndërsa kishte vendosur një kapelë të gjerë vere. Në fotografitë e publikuara, David shihet duke e fotografuar atë me një aparat fotografik digjital.
Victoria Beckham David, 51 vjeç, zgjodhi një veshje më verore, me një bluzë të verdhë, pantallona të shkurtra plazhi, një kapelë në të njëjtën linjë dhe këpucë loafers ngjyrë kafe. Çifti u pa gjithashtu duke drekuar së bashku me vajzën e tyre, Harper, 15 vjeçe, dhe djalin Cruz, 21 vjeç. Cruz shoqërohej nga e dashura e tij, Jackie Apostel.
Victoria dhe David Beckham Cruz dhe Apostel e bënë lidhjen e tyre publike në Instagram në tetor të vitit 2024. Kohët e fundit, ata kanë nxitur edhe thashethemet për një fejesë, pasi Apostel publikoi një fotografi ku shihej me një unazë diamanti në gishtin e unazës.
