Aksident me fatalitet në Malishevë, humb jetën një këmbësor

0%

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të shtunën në fshatin Mleqan të Malishevës. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës , kur një veturë ka goditur një këmbësor. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Burimi: Telegrafi