Detaje nga aksidenti tragjik në Suharekë – 22-vjeçari dyshohet se

0%

Detaje të reja janë mësuar për aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e 15 gushtit në hyrje të fshatit Bukosh të Suharekës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve humbi jetën një grua 29-vjeçare. Sinjali mëson se viktima është Arjeta Luzha , 29 vjeçare, ndërsa shoferi që po trajtohet si i dyshuar në këtë rast është Butrint Kadolli , 22 vjeçar..

Sipas të dhënave të rastit, aksidenti ka ndodhur rreth orës , derisa Kadolli po lëvizte me një Jeep Cherokee me targa gjermane, nga Suhareka në drejtim të fshatit Bukosh. Dyshohet se, me të arritur në hyrje të fshatit, 22-vjeçari ka kryer manovra me shpejtësi të rrezikshme, duke dalë fillimisht në anën e majtë jashtë rrugës dhe më pas duke u kthyer në të djathtë.

Pikërisht gjatë kësaj manovre, sipas të dhënave fillestare të hetimit, Jeep-i ka goditur fuqishëm me pjesën e përparme një Mercedes C200, në derën e majtë të tij. Mercedesin e drejtonte Luzha, e cila po qarkullonte nga drejtimi i kundërt, Bukosh–Suharekë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Goditja ka qenë e fuqishme, ndërsa pas përplasjes të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rrugës. 29-vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku kujdestar në ambulancën në Suharekë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori kujdestar nga Prizreni, ndërsa me urdhër të tij Butrint Kadolli është ndaluar dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe më pas u është liruar familjarëve.

Hetimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësisë për aksidentin janë duke vazhduar. 29-vjeçarja humbi jetën pas përplasjes së Jeep-it me Mercedesin në Suharekë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com