Mbi 50 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Indonezi

0%

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën dhe rreth 5 mijë të tjerë janë evakuuar pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Indonezinë lindore. Tërmeti goditi të shtunën në mëngjes provincën Nusa Tenggara Lindore, duke shkaktuar rrëshqitje dheu, bllokim të rrugëve dhe dëme të mëdha në disa zona, raporton Reuters.

Autoritetet kanë bërë të ditur se 36 persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa 77 të tjerë janë lënduar lehtë. Pas lëkundjes kryesore janë regjistruar rreth 341 pasgoditje, ndërsa tërmeti konsiderohet më vdekjeprurësi në Indonezi që nga ai i vitit 2022 në Javan Perëndimore.

Më shumë se 3 mijë e 300 banorë vetëm në rajonin Sikka janë larguar nga shtëpitë e tyre ose janë strehuar në një arenë sportive. Në disa zona, banorët po qëndrojnë në tenda të improvizuara, ndërsa të lënduarit po trajtohen edhe jashtë spitaleve për shkak të situatës së krijuar. Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimin e dëmeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com