Zjarrfikësit në Belgjikë po luftojnë me një zjarr të fuqishëm që ka përfshirë rezervatin natyror High Fens, në atë që autoritetet e kanë cilësuar si zjarrin më të madh në historinë e kohëve të fundit të vendit. Flakët kanë përfshirë rreth një të tretën e zonës, ndërsa banorët e dy fshatrave përreth janë urdhëruar të evakuohen për shkak të rrezikut që zjarri t’u afrohet shtëpive.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe avionë dhe helikopterë për hedhjen e ujit, të dërguar nga disa vende evropiane. Zjarri ka nisur të premten dhe ka mbetur jashtë kontrollit edhe gjatë së shtunës. Sipas autoriteteve, terreni moçalor, zonat e thata, pyjet dhe kushtet atmosferike po e vështirësojnë ndërhyrjen e ekipeve në terren.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
