Hoti: Është momenti i fundit për kompromis, zgjedhjet nuk janë

0%

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, e konsideron shkuarjen në zgjedhje të reja si humbje kohe, në një kohë kur vendi po përballet me krizë politike dhe institucionale.

Hoti tha se përsëritja e zgjedhjeve nuk do të sillte domosdoshmërisht ndryshim të rezultatit, ndërsa sipas tij, një proces i ri zgjedhor do të mund të dëmtonte më tej reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe do të kishte pasoja edhe në zhvillimet e brendshme.

Ai vlerësoi se Kosova nuk po përballet vetëm me një krizë politike, por edhe me krizë institucionale, ndaj sipas tij, partitë politike duhet të tregojnë vullnet për kompromis. “Është momenti i fundit që t’i thërrasim ndërgjegjes dhe të gjejmë kompromis”, u shpreh ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit, Hoti tha se partitë duhet të heqin dorë nga interesat e ngushta politike dhe të kërkojnë një figurë që mund të ketë mbështetje të gjerë. Sipas tij, presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë konsensuale dhe jopolitike, e pranueshme për të gjitha partitë.

“Është detyrë e presidentit dhe e të gjithë akterëve politikë që ta shmangin këtë proces dhe ta gjejmë një figurë konsensuale, jopolitike, që u përshtatet të gjitha partive. Duhet një president unifikues”, tha Hoti.

Deklaratat e Hotit vijnë në një kohë kur Kosova vazhdon të përballet me ngërçin politik dhe institucional, ndërsa partitë po kërkojnë një zgjidhje për tejkalimin e situatës aktuale.

Burimi: Bota Sot