Arrestohen dy persona në Durrës, dyshohet se trafikonin armë nga

0%

Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se po trafikonin armë zjarri nga Kosova, me qëllim shitjen e tyre te grupe kriminale në Shqipëri. Policia e Shtetit njofton se për këtë rast është arrestuar një 34-vjeçar nga Kukësi, i cili dyshohet se transportonte armët me automjet. E arrestuar ka përfunduar edhe një 39-vjeçare nga Prizreni, e dyshuar për moskallëzim të krimit.

E njëjta ishte pasagjere në veturën që drejtohej nga 34-vjeçari. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin dy të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi 3 pistoleta dhe 34 fishekë luftarakë, të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga Kosova. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit është gjetur edhe një armë e ftohtë, dorezë hekuri.

Sipas Policisë së Shtetit, 34-vjeçari, me inicialet M.B., akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit të datës .

Burimi: Kallxo