Rafael Leao ka reaguar publikisht ndaj raportimeve që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga Milani, duke mohuar pretendimet se trajneri Ruben Amorim e konsideron atë një ndikim negativ në dhomat e zhveshjes.
Në mediat italiane është raportuar se Amorim ka dyshime për përshtatjen e Leao-s me projektin e tij, si në aspektin taktik, ashtu edhe për ndikimin që portugezi mund të ketë në atmosferën brenda skuadrës. Madje, disa raportime kanë pretenduar se Milani është i gatshëm ta shesë 27-vjeçarin dhe se ai është ofruar edhe te klube të tjera evropiane.
Këto pretendime nuk janë pritur mirë nga Leao, i cili ka reaguar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ndaj një postimi që citonte raportimet e “Gazzetta dello Sport”. Në postim thuhej: “Ruben Amorim e konsideron Rafael Leao-n një ndikim negativ në dhomën e zhveshjes së Milanit.
Trajneri portugez besohet se ka shqetësime për ndikimin e sulmuesit në atmosferën e skuadrës.” Leao iu përgjigj shkurt, por në mënyrë ironike: “Ndoshta sepse po gënj en”. Reagimi i tij vjen në një moment kur sulmuesi portugez po përballet edhe me një dëmtim muskulor, i cili do ta detyrojë të mungojë në miqësoren e fundit të Milanit ndaj Manchester United.
Mungesa e tij ka nxitur edhe më shumë spekulimet për të ardhmen, ndërsa së fundmi është raportuar për interesim nga Galatasaray, Besiktas dhe Fenerbahce. Megjithatë, deri tani nuk ka shenja të qarta se Leao po kërkon largimin nga Milani. Portugezi vazhdon të jetë pjesë e projektit të klubit dhe, sipas raportimeve, marrëdhëniet e tij me Amorimin mbeten të mira.
