Talenti i U17 të Shqipërisë e provon me të rriturit, prezantohet në klubin e ri italian! Anësori i djathtë shqiptar, Darli Kurti, po fillon një aventurë të re në futbollin italian, ku deri tani ka luajtur në akademitë e klubeve të këtij vendi.
Futbollisti i cili për dy vite ishte pikë fikse e Shqipërisë U17 dhe me të cilën luajti edhe në fazën finale të Kampionatit Europian, në moshën 18-vjeccare ka vendosur të hedhë hapin në futbollin e të rriturve, duke firmosur në Serinë D me klubin e Real Aversa.
Lojtari i datëlindjes 2008, po stërvitet prej ditësh me klubin e tij të ri dhe parashikohet që të mund të japë kontributin e tij që në ndeshjet e para të kësaj skuadre në Kupën e Italisë të kategorisë.
