Milani i vendos çmimin Nkunku-së, Roma dhe dy klube gjermane në garë

0%

Milani ka vendosur një çmim prej rreth 35 milionë eurosh për Christopher Nkunku, ndërsa interes për sulmuesin francez kanë shfaqur Roma, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund. Sinjalet nga klubi kuqezi tregojnë se Nkunku nuk është më pjesë e planeve kryesore për sezonin e ri.

Ai ishte mes disa lojtarëve që jo vetëm u lanë jashtë skuadrës për miqësoren ndaj Manchester United, por nuk morën pjesë as në stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit. Në të njëjtën situatë u gjendën edhe Youssouf Fofana, Fikayo Tomori dhe David Odogu.

Milani pret oferta Sipas raportimeve të Sky Sport Italia, ekspertit të merkatos Matteo Moretto dhe MilanNews, dy klube gjermane po monitorojnë nga afër situatën e ish-lojtarit të Chelseat. Bëhet fjalë për RB Leipzig dhe Borussia Dortmund, ndërsa edhe Roma mbetet e interesuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi kryeqytetas kishte tentuar ta transferonte Nkunku-n edhe gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tani është gati të rikthehet me një tjetër përpjekje. Nkunku, i cili mbush 29 vjeç në nëntor, iu bashkua Milanit vetëm një vit më parë nga Chelsea për 37 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse dhe një përqindje nga një shitje e ardhshme.

Mundësi edhe për huazim me të drejtë blerjeje Sipas Sky Sport Italia, Milani kërkon rreth 35 milionë euro për kartonin e francezit. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja të strukturohet fillimisht si huazim me opsion blerjeje në fund të sezonit, nëse klubet e interesuara nuk janë të gatshme ta paguajnë menjëherë shumën e kërkuar.

Me Roma-n, Leipzigun dhe Dortmundin që po ndjekin situatën, e ardhmja e Nkunku-së mund të jetë një nga çështjet më interesante të ditëve të fundit të merkatos.

Burimi: Bota Sot