Gjendje e qetë po mbizotëron këtë pasdite në pikën kufitare në Merdare, ku nuk raportohet për kolona të gjata të automjeteve. Sipas pamjeve të dërguara në Sinjal, qarkullimi po zhvillohet lirshëm dhe pa pritje të gjata për qytetarët që po kalojnë nëpër këtë pikë kufitare.
Pavarësisht fluksit të zakonshëm të udhëtarëve gjatë sezonit veror, aktualisht situata në Merdare paraqitet e qetë dhe pa ngarkesa të theksuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
