Malisheva e ka nisur me fitore të thellë edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës. Skuadra e Malishevës ka treguar lojë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe fitorja është bindëse me rezultat 6:1 ndaj Vushtrrisë e cila si vendase ka luajtur në Kampin Nacional në Hajvali. Për Malishevën shënuan Dulaj (5′), Uka (35′ e 64), Kryeziu (52′), Xhylanio (72′) e Bushaj (75′).
Për Vushtrrinë Sahiti (86’) shënoi golin e nderit.
Burimi:
Bota Sot
