Ramadani: Ajo që tha Dehari janë paralajmërime ogurzeza të LVV-së

0%

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratës së kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili ka thënë se zhvillimet e para tri ditëve në Kuvend janë pikërisht ato për të cilat kishte “paralajmëruar”.

Ramadani ka ngritur pikëpyetje lidhur me atë se për çfarë skenari po paralajmëron Dehari, duke i cilësuar deklaratat e tilla si “paralajmërime ogurzeza”. “Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari? Formulimet e tilla të VV-së janë paralajmërime ogurzeza për diçka që veç ata e dinë”, ka shkruar Ramadani.

Dehari: Vazhdimi i seancës pa marrëveshje politike mund të çojë në përplasje fizike dhe zgjedhje të parakohshme Ai ka kritikuar gjithashtu, siç i ka quajtur, veprimet e Vetëvendosjes për bllokimin e proceseve në Kuvend dhe ka ngritur pyetjen se pse po paralajmërohen konflikte fizike. “Pse po bllokojnë dhe paralajmërojnë konflikte fizike?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Secili mund të kemi mendime pse po e bëjnë, por Avni Dehari DUHET të përgjigjet në prokurori për këtë deklaratë”, ka shkruar Ramadani.

Burimi: Telegrafi