Jude Bellingham ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit, Real Madridit në prag të nisjes së sezonit të ri. Ai u ndal te Kupa e Botës me Anglinë si dhe foli për trajnerin e ri, Zhoze Murinjo.“Jam shumë i lumtur që jam përsëri me shokët e mi të ekipit dhe trajnerin e ri.
Kupa e Botës ishte një përvojë e shkëlqyer për mua dhe shokët e mi të ekipit të Anglisë, por jam gati të kthehem dhe të konkurroj me shokët e mi të ekipit të Real Madridit. Shpresoj që të fitojmë. Murinjo? Ndihem sikur kam një marrëdhënie të mirë me të dhe është një ëndërr për mua të punoj me një trajner si ai.
K am pasur vetëm një shans ta shoh, por jam shumë i emocionuar të shoh se si është. Para sezon? Vrapoj shumë në vapë dhe luaj shumë futboll me shokët e mi të ekipit. Është e vështirë, por është shumë mirë të argëtohesh. Më pëlqen shumë kjo lloj pune e palodhur”, tha ai.
