Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë parandaluar të shtunën dy raste të kontrabandimit të mallrave përmes rrugëve ilegale në zonën e Zubin Potokut. Sipas njoftimit të Doganës, më , rreth orës , autoritetet kanë pranuar informacione për dy automjete të dyshuara se do të hynin nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Pas koordinimit të njësive policore dhe doganore, rreth orës janë identifikuar dy automjetet duke lëvizur në drejtim të Mitrovicës. Ato më pas kanë devijuar nga rruga kryesore drejt fshatit Varagë. Me të vërejtur zyrtarët, drejtuesit e automjeteve janë ndalur në oborrin e një shtëpie dhe kanë tentuar të largohen në këmbë në drejtim të arave.
Pas ndjekjes, njëri prej të dyshuarve është ndaluar, ndërsa personi tjetër ka arritur të largohet dhe mbetet ende i paidentifikuar. Automjetet janë dërguar në Terminalin Doganor, ku gjatë kontrollit janë gjetur produkte ushqimore, produkte higjienike dhe birra të llojeve të ndryshme, të dyshuara si mallra të kontrabanduara.
Mallrat dhe automjetet janë konfiskuar dhe janë dorëzuar në depon përkatëse të Doganës së Kosovës. Rasti po trajtohet nga strukturat kompetente të Doganës dhe Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitë hetimore, për ndërmarrjen e procedurave të mëtejshme ligjore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
