Gjuajte me pushkë, lëndohet një grua në Greme të Ferizajt

0%

Një grua është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor, pasi është goditur me pushkë në këmbë gjatë ecjes në rrugë në fshatin Greme të Ferizajt. Rasti raportohet të ketë ndodhur ndaj të lënduarës, grua 66-vjeçare. “Sipas hetimeve fillestare, rasti dyshohet se ka ndodhur rreth orës , në rrugën “Shabi Hashani”, në fshatin Greme të Ferizajt.

Viktima, derisa ishte duke ecur, kishte pësuar lëndime të lehta në këmbë. Pas pranimit të informatave dhe identifikimit të personit të dyshuar A.H (23 vjeç), Njësia e Hetimeve ka dalë në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ka sekuestruar në shtëpinë e të dyshuarit një pushkë gjahu me një fishek” , njofton policia.

I dyshuari A.H. është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku, në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin, është intervistuar nën dyshimin për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot