Sekuestrohen 2500 fidanë kanabisi, arrestohen dy persona nga Policia

0%

Një tentativë për kultivimin e bimëve narkotike është goditur që në fazat fillestare nga Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit të koduar “Kutitë”. Ngjarja u zbulua fillimisht në afërsi të fshatit Hajmel, ndërsa furgoni me ngarkesën e dyshimtë u ndoq nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” deri në Vaun e Dejës, ku u ndalua për kontroll.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën disa kuti kartoni me kubikë ku ishin mbjellë 2500 fidanë të dyshuar Cannabis Sativa, të cilët dyshohet se do të përdoreshin për kultivim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe furgoni. Në pranga ranë dy personat që po transportonin kubikët, konkretisht S. L., 23 vjeç, banues në Shkodër, dhe N. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit.

Sipas Policisë, transporti i fidanëve ishte kryer nga fshati Hajmel drejt Vaut të Dejës, me qëllim kultivimin e tyre. Njoftimi i Policisë: DVP Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Kutitë”. Goditet që në fazë fillestare, një tentativë për të kultivuar bimë narkotike. Sekuestrohen 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të mbjellë në kubikë, si dhe 1 furgon.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vihen në pranga 2 shtetasit që transportuan kubikët, nga fshati Hajmel në Vaun e Dejës, me një furgon që u ndoq gjatë lëvizjes, nga shërbimet e Policisë.

Si rezultat i patrullimeve, punës informative dhe asaj operacionale, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan në afërsi të fshatit Hajmel, një automjet (furgon) me ngarkesë të dyshimtë. Automjeti u ndoq deri në Vaun e Dejës, ku u ndalua për kontrolle.

Nga kontrollet u gjetën në të, disa kuti kartoni me kubikë me 2500 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Kutitë”, u arrestuan në flagrancë shtetasit që transportonin me furgon, kubikët, me qëllim kultivimin, S. L., 23 vjeç, banues në Shkodër, dhe N.

P., 29 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot