Skuadra e Tikveshit pati një fillim të mirë. Fillimisht triumfoi ndaj Arsimit me rezultat 5:1, ndërsa më pas mposhti Bashkimin me 0:5. Dhjetë gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar i kanë siguruar Tikveshit vendin e parë në tabelë para javës së tretë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. Tani skuadrën nga Kavadari e pret një sfidë e re, përballja me Shkëndijën e Haraçinës.
Tikveshi synon ta vazhdojë serinë e fitoreve, të regjistrojë fitoren e tretë radhazi dhe të tregojë se këtë sezon ka ambicie për të luftuar në pjesën e sipërme të tabelës. “ Kemi pasur një fillim të mirë të sezonit dhe pres që kjo seri të vazhdojë edhe sot. Luajmë në shtëpi dhe pritshmëritë janë normalisht për tri pikë.
Edhe pse Shkëndija është një skuadër e sapo promovuar në elitë, ka një grup cilësor lojtarësh, por shpresoj se do të arrijmë te fitorja. Kjo skuadër në dy xhirot e para tregoi se ka cilësi dhe duam të luftojmë për pjesën e sipërme të tabelës, madje, nëse është e mundur, edhe për një nga vendet që çojnë në Evropë”, deklaroi Popzlatanov.
Mbrojtësi i djathtë i Tikveshit theksoi se skuadra e tij hyn në çdo ndeshje me respekt maksimal ndaj kundërshtarit. “Nuk do ta nënvlerësojmë askënd, as Shkëndijën e Haraçinës, por tri pikët në shtëpi janë të detyrueshme. Me mbështetjen e tifozëve tanë do të tentojmë të arrijmë një tjetër triumf dhe t’i gëzojmë edhe sot fansat ta në”, shtoi Pozlatanov.
Ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Shkëndijës së Haraçinës do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Kavadar, me fillim nga ora .
