Barcelona po avancon me hapa të mëdhenj në negociatat për Rodrin. Sipas Matteo Morettos, bisedimet mes klubit katalanas dhe Manchester Cityt kanë hyrë në fazën përfundimtare. Barcelona po tenton ta mbyllë marrëveshjen në orët e ardhshme, me operacionin që pritet të kushtojë më shumë se 70 milionë euro.
Rodri shihet si një përforcim i madh për mesfushën e Barcelonës, ndërsa drejtuesit katalanas po punojnë për të finalizuar detajet e fundit të transferimit. Nëse nuk ka ndonjë kthesë të papritur, spanjolli mund të jetë shumë pranë rikthimit në La Liga.
