Rinia e PDK-së aksion para Kuvendit: Asnjë shumicë nuk është mbi

0%

Shpërndaje në: Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Në dyert e Kuvendit, RDK-ja ka vendosur pankarta me fotografitë e u.d. presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, me mbishkrimin “Shkelësit e Kushtetutës”.

Kryetarja e RDK-së, Arbnore Salihu, tha se përmes këtij aksioni synojnë të rikujtojnë obligimet që burojnë nga Kushtetuta, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. “Në dyert e Kuvendit kemi vendosur tre shkelësit e Kushtetutës. Tre kryesorët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për me i tregu tri gjëra: çka thotë Kushtetuta, çka ka thënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2025 dhe çka thotë Rregullorja e Kuvendit. Nuk ka nevojë me shpik rregulla të reja. E kur rregullat janë shumë të qarta dhe afatet janë të ditura”, ka thënë ajo.

Salihu ka thënë se Kushtetuta përcakton afatin për konstituimin e Kuvendit, ndërsa Rregullorja përcakton afatin për vazhdimin e seancës konstituive. “Kushtetuta parasheh 30 ditë për konstituimin e Kuvendit nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.

Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar këtë afat vitin e kaluar, ndërsa Rregullorja thotë se një ndërprerje gjatë seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë”, shtoi ajo. Edhe Arbëri 15 sht 2025 Misteri i demonstratave 1981: Pse organizatorët nuk janë organizatorët Ajo u ka bërë thirrje Vetëvendosjes dhe deputetëve që të mundësojnë vazhdimin e seancës konstituive.

“Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që po e shkelin Kushtetutën e po i bllokojnë institucionet, ua kujtojmë që asnjë parti, asnjë deputet dhe asnjë shumicë nuk është mbi Kushtetutën. Të rinjtë e Kosovës nuk mund t’i pranojnë këto lloj shkelje, të cilat po bëhen praktikë e pastaj po na shiten si normalitet.

Numrat i keni, thirreni seancën, konstituojeni Kuvendin”, tha ajo. /EkonomiaOnline

Burimi: Koha