DokuFest: Në qytetin historik të Kosovës, një çerek shekulli sfidë e

0%

Për nëntë ditë, DokuFest e shndërron Prizrenin në një qytet të kinemasë, ku filmat, bisedat dhe hapësirat publike përcjellin një mesazh të përbashkët: vazhdo të jesh i pranishëm, edhe atëherë kur të kthesh shpinën do të ishte më e lehtë. Përgjatë lumit që përshkon qendrën e Prizrenit, mesazhi i DokuFestit të këtij viti tërheq menjëherë vëmendjen e kalimtarëve.

Citate për këmbënguljen dhe rezistencën janë vendosur përgjatë brigjeve të lumit, duke i përshëndetur në njëfarë mënyre vizitorët e festivalit, të cilët kryesisht shihen mes shfaqjeve filmike, kafeneve dhe rrugëve të ngushta me kalldrëm të qytetit historik të Kosovës.

Për edicionin e 25-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, tema është ‘Persistent Defiance’ (Sfidë e Palëkundur”). Mesazhi i tij është: “Shfaqu, ose nuk llogaritet.” Edicioni i 25-të i DokuFest, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, në Prizren.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Foto: BIRN Nora Albers nga Gjermania nuk priste të shihte kaq shumë njerëz që merrnin pjesë në festival. “Më bëri ta shfletoja programin me shumë detaje”, tha ajo, duke qeshur me veten. Për më shumë se një javë, çdo gusht, Prizreni bëhet pikëtakim për kineastë, artistë, vizitorë të festivalit dhe udhëtarë nga e gjithë bota.

“Ne shfaqemi, i hapim kinematë dhe vazhdojmë të shikojmë, edhe kur të shikosh është e pakëndshme”, është motoja e edicionit të vitit 2026, i cili sjell më shumë se 100 filma në kuadër të garave ndërkombëtare dhe programeve speciale, nga 7 deri më 15 gusht. Një histori e grave pas luftës Shfaqja e filmit “Phantom Pain of Rojava” në Teatrin “Bekim Fehmiu” më 11 gusht. Foto: BIRN.

Në Teatrin “Bekim Fehmiu”, njëri prej filmave të shfaqur të martën në kuadër të programit Human Rights Dox dha një shembull të llojit të tregimeve që DokuFesti sjell në vëmendjen e publikut.

The Phantom Pain of Rojava , me regji të Maryam Ebrahimit, ndjek katër veterane kurde të luftës guerile, të cilat jetojnë së bashku në një shtëpi për ushtarët e plagosur në Rojava, rajon në veri të Sirisë.

Ebrahimi i tha audiencës se “i filmoi gratë për pesë vjet”, duke ndjekur jetën e tyre pas luftës kundër ISIS-it dhe duke parë përtej fushëbetejës, tek miqësia, trauma dhe pasiguria për atë që vjen më pas. Edicioni i 25-të i DokuFest, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, në Prizren.

Foto: BIRN Për Sofia Villanueva nga Filipinet, e cila po merr pjesë në DokuFest për herë të dytë, kjo perspektivë ishte interesante dhe tërheqëse. “Ne i harrojmë gratë e përfshira në ngjarje të tilla, veçanërisht në luftëra”, tha ajo për Prishtina Insight pas shfaqjes.

Në The Phantom Pain of Rojava , i përfshirë si film i gjatë dokumentar, gratë shihen në marrëdhëniet e tyre me njëra-tjetrën, dhe në momentet e zakonshme të jetës që vazhdon edhe pasi dhuna ka përfunduar. Sfidimi i asaj që thuhet se nuk mund të bëhet Edicioni i 25-të i DokuFest, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, në Prizren.

Foto: BIRN Gjatë ceremonisë së hapjes, themeluesi i DokuFestit, Veton Nurkollari, reflektoi mbi rrugëtimin 25-vjeçar të festivalit, nga një ide ambicioze në një qytet pa kinema, deri te një ngjarje kulturore ndërkombëtare që është rritur shumë përtej Prizrenit. DokuFesti, theksoi ai, u ndërtua duke “sfiduar kufizimet dhe duke refuzuar të pranojë se diçka thjesht nuk mund të bëhet”.

“Kultura nuk vjen në pjatë. Për kulturën gjithmonë duhet të luftohet – për hapësira, për kinema, për muzikë, për financim dhe për lirinë që arti të mos trajtohet si luks, dekorim apo diçka që kujtohet vetëm kur nevojitet një fotografi e bukur e qytetit.” “Kultura ndërtohet nga njerëzit që refuzojnë të heshtin, që vazhdojnë të krijojnë dhe që e shohin artin si hapësirë për liri.” Ceremonia e hapjes përfshiu filmin Phenomena (86’) në kinemanë e hapur Kino Lumi, “një homazh shumëngjyrësh për mrekullitë e jetës së përditshme”.

Edicioni i 25-të i DokuFest, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, në Prizren. Foto: BIRN Festivali njoftoi se 104 filma, të përzgjedhur nga 3,687 aplikime, po garojnë në tetë kategori, ndërsa një numër prej tyre kanë premiera botërore, ndërkombëtare ose evropiane. Mes shfaqjeve, vetë qyteti bëhet pjesë e përvojës.

Nëpër kafene dhe dyqane mund të dëgjosh dhe të shohësh njerëz nga kultura dhe prejardhje të ndryshme. Festivali i nis ditët me DokuKids, duke i afruar audiencat e reja me botën e kinemasë. Çdo mëngjes deri më 13 gusht, nga ora deri në , hapësirat e Shkollës Fillore “Lidhja e Prizrenit” mbushen me filma dhe tregime imagjinative, të ofruara falas.

Ndërkohë, për filmat e tjerë kërkohet një biletë prej 4 eurosh. Më vonë gjatë ditës, programi zhvendoset drejt diskutimeve, shfaqjeve dhe instalacioneve. DokuTalks është një tjetër sesion që krijon hapësirë për biseda që shkojnë përtej vetë filmave, ndërsa sesionet VR i ftojnë audiencat të përjetojnë rrëfimin përmes formave zhytëse.

Kinematë në ambiente të hapura zhvillohen në arkitekturën dhe atmosferën e Prizrenit, ndërsa DokuNights sjell performanca dhe muzikë gjatë mbrëmjes në kalanë e qytetit – deri në orët e hershme të mëngjesit. Pas heshtjes Diskutimi i DokuTalks. Foto: DokuFest Facebook.

Një nga sesionet e DokuTalks të kësaj jave, “After Silence: Film, Testimony and Justice After Conflict-Related Sexual Violence” (“Pas heshtjes: Filmi, dëshmia dhe drejtësia pas dhunës seksuale të lidhur me konfliktin”), u përqendrua në atë që ndodh kur historitë e luftës, dhunës seksuale dhe humbjes hyjnë në kornizën kinematografike.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, iu bashkua diskutimit mbi përgjegjësinë që përfshin shndërrimin e humbjes personale në kujtesë publike. Biseda ngriti pyetje si: Çfarë duhet të shfaqet? Çfarë mbetet e pathënë?

Dhe si mund të krijojë kinemaja hapësirë për të mbijetuarit pa i reduktuar ata vetëm në historitë e asaj që u ka ndodhur? Rushiti i tha audiencës se, “për shkak të stigmës dhe tabusë që ende ekziston në familjet tona, fëmijët që vijnë në organizatën tonë nuk janë të vetëdijshëm se nënat e tyre janë viktima të përdhunimit”, tha ajo.

Vetë motoja e festivalit përputhet me idenë se ndonjëherë “sfida e palëkundur” do të thotë të tregosh një histori që ka mbetur në heshtje. Ajo foli gjithashtu per kërkimet mbi traumën ndërbreznore, përfshirë punën që shqyrton pasojat psikologjike te fëmijët, nënat e të cilëve përjetojnë çrregullim të stresit post-traumatik, PTSD. Ky artikull fillimisht është publikuar në PrishtinaInsight.

Burimi: Kallxo