Kopshtari luan me pandat sikur të ishin fëmijët e tij

0%

Një video që po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale tregon një kopshtar duke luajtur me disa panda, të cilat duket se nuk duan të ndahen prej tij. Në pamjet e publikuara, pandat i afrohen vazhdimisht kopshtarit dhe i kapen pas, duke e bërë të vështirë për të që të largohet. Sjellja e tyre ka shkaktuar reagime të shumta nga shikuesit.

Kopshtari duket tepër i qetë dhe i përkushtuar teksa luan me kafshët, duke krijuar një skenë që ngjan më shumë me një prind që kujdeset për fëmijët e tij.

Videoja është bërë virale pikërisht për shkak të këtij momenti të veçantë, ndërsa shumë përdorues i kanë përshkruar pandat si “shokët më ngjitës” që nuk e pranojnë lehtë fjalinë: “Duhet të iki.” Pamjet kanë sjellë një moment të këndshëm dhe argëtues për mijëra përdorues të rrjeteve sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi