Një grua nga Prishtina është raportuar e zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia dhe prej atëherë nuk është lajmëruar, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Meliza Belegun 31-vjeçare , e cila jetonte me bashkëshortin e saj në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 31-vjeçarja është larguar nga shtëpia më 5 gusht, ndërsa bashkëshorti i saj është paraqitur më 10 gusht, rreth orës , në Stacionin Policor, ku ka raportuar se ajo nuk ishte kthyer dhe nuk ishte lajmëruar.
Siç mëson Sinjali, në deklaratën e dhënë para Policisë, bashkëshorti ka bërë të ditur se nuk është hera e parë që ajo largohet nga shtëpia, por këtë herë mungesa e kontaktit ka bërë që rasti të raportohet tek organet e rendit.
Për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare për Krime të Rënda, e cila ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Person i zhdukur” dhe Njësia e Hetimeve të ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e saj. Deri në informacionet e fundit të siguruara nga Sinjali, vendndodhja e saj nuk është bërë e ditur. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
