Nafta sërish më shtrenjtë, MINTI publikon çmimet e derivateve

0%

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për datën 15 gusht. Sipas vendimit të MINTI-it, çmimi i naftës sot është 1.75 euro për litër, dy centë më shtrenjtë se të premten. Çmimi i benzinës është i njëjtë me të premten, 1.50 euro për litër. Po njëjtë mbetet edhe çmimi i gazit, 0.61 euro për litër. Këto çmime të derivateve vlejnë 24 orë.

Burimi: Telegrafi