Qeveria britanike ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili e quajti Britaninë “Republika Islamike e Britanisë”. Një zëdhënës i qeverisë britanike i cilësoi komentet si “plotësisht të papranueshme” dhe bëri të ditur se çështja i është ngritur qeverisë izraelite, raporton Euronews, transmeton Sinjali.
Netanyahu i bëri deklaratat gjatë një interviste në podcastin e Radios së Ushtrisë izraelite, teksa kritikonte ndryshimin e qëndrimit të Britanisë ndaj Izraelit. Ai tha gjithashtu në mënyrë ironike se Britania mund të bëhej “republika e parë islamike me armë bërthamore”, duke e lidhur deklaratën me përpjekjet e Izraelit për të parandaluar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.
Përplasja e fundit vjen në një periudhë tensionesh në rritje mes Britanisë dhe Izraelit, veçanërisht për shkak të qëndrimit të Londrës ndaj luftës në Gaza. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!