Sh. Buja, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë, ku do të përballet me procedurat ligjore lidhur me një rast të dyshuar të dhunimit. Policia e Kosovës ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më , përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në bashkëpunim me njësitet tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë.
Sipas njoftimit të Policisë, Buja kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për përfshirje në veprën penale “Dhunimi”. KALLXO.com mëson nga burimet e veta se rasti ka të bëjë me dyshimet për dhunimin e një të miture. Pas ekstradimit nga Kroacia, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejshme ligjore.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, ndërsa procedurat ndaj të dyshuarit do të zhvillohen në përputhje me ligjin.
