Aksident mes disa veturave te ”Qafa” në Prishtinë

0%

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali. Një i tillë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Prishtinë.

Sipas pamjeve, në aksident janë përfshirë disa vetura. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com