“Kërkoj përputhshmëri intelektuale”, Megan Fox tërheq vëmendjen me

0%

Megan Fox, 40 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me fotografitë e fundit në Instagram, ku u shfaq me një bluzë të shkurtër të zezë, të brendshme të zeza, pantallona lëkure dhe çizme të gjata mbi gju.

Aktorja, e cila ka 24 milionë ndjekës në Instagram, shoqëroi fotografitë me mesazhin “Përputhshmëria intelektuale >>”, duke bërë që postimi të interpretohej edhe si një thumbim ndaj ish-partnerëve të saj. Fox ka qenë në lidhje me Machine Gun Kelly, me të cilin ka një vajzë, ndërsa më parë ishte e martuar me Brian Austin Green për rreth 10 vjet, shkruan DailyMail.

Me Green ka tre djem dhe të dy vazhdojnë të bashkëprindërojnë fëmijët. Postimi i fundit vjen disa javë pasi Fox ishte përfshirë sërish në një përplasje me ndjekësit në Instagram, duke iu përgjigjur një komenti kritik për fotografitë e saj. Në korrik, ajo kishte ndarë gjithashtu fotografi provokuese në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe komente të shumta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi