Kumbulla: Erdha me entuziazëm te Rayo

0%

Marash Kumbulla zgjodhi të vijojë karrierën te Rayo Vallecano. Mbrojtësi shqiptar tregoi përshtypjet e para për skuadrën madrilene ku luan edhe Ivan Balliu. “Kam ardhur me shumë entuziazëm. Gjeta një grup shumë të bashkuar, punon shumë dhe e di çfarë është të sakrifikosh.

I pari që më kontaktoi ishte Balliu i cili më mori në telefon dhe po më ndihmon shumë që të ambjentohem” , tha Kumbulla. Kumbulla tregoi edhe objektivin e parë që ka ekipi që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tetë. “Si objektiv të parë, duhet të grumbullojmë 42 pikë sa më shpejt dhe të shikojmë pastaj, pasi është një kampionat, shumë i vështirë dhe i ekuilibruar”, tha Kumbulla.

Për Marash Kumbullën, Rayo Vallecano është skuadra e tretë në spanjë, pasi më herët Roma e ka huzuar tek Espanyol dhe Mallorca.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot